1 shekull pritje, për të fituar përsëri titull

1 shekull pritje, për të fituar përsëri titull

Go Ahead Eagles festoi mbrëmë një trofe i cili kishte munguar për ta më shumë se 92 vjet. Që prej fillimit të futbollit Holandez, ekipi është cilësuar si një ndër ekipet më të mëdha. Ekipi që prej krijimit ka mundur të fitojë katër tituj. Një ecuri kjo e cila ka qenë e shkëlqyer që prej fillimeve të saj. Por, titulli i fundit për ekipin daton në 1933, mungesë e madhe për ekipin.

Mungesa e titullit për 92 vite u ndërpre mbremjen e djeshme në sfidën e tyre ku arritën të fitonin trofeun e tyre las një periudhe tepër të gjatë pritje. Ata arriten të triumfonin në Kupën e Holandës duke u favorizuar kështu në fitimin e titullit. Fitorja e bujshme ishte tepër e nevojshme për konfirmimin e tyre si një ndër ekipet me më shumë histori në futbollin hollandez.

Sfida përballë AZ Alkmaar nuk ishte më e thjeshta për ta. Përballje e cila shkoi deri në penallti për për të përcaktuar në këtë cift fituesin. Kjo mënyrë se si ata arritën të triumfonin tregon një kthesë mbreslënëse për ekipin holandez.

1 shekull pritje, për të fituar përsëri titull
1 shekull pritje, për të fituar përsëri titull

Pas më shunë se 120 minutash lojë, ekipi arriti që të shkëlqente me penalltitë e akorduara për ta. Portirti belg, mundi që të tregojë formën e tij më të mirë në këtë sukses të arritur. Ai mundi që të presë dy penallti duke qëndruar kështu më të favorizuar.

Interesante në këtë përballje ishte dhe fakti se golat e shënuar në këtë ndeshje erdhën prej penalltive. Ekipi arrin të shkruajë historinë përsëri pas një ndërprerje gati një shekullore, në suksesin e këtij sezoni.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.