Premier Liga është duke bërë një hap tepër të rëndësishëm në historinë e saj. Për herën e parë ata kanë mundësi që të jenë prezente në kompeticionet europiane me 10 skuadra. Bëhët fjalë për sezonin e ardhshëm 2025/2026. Kjo do të përfshinte gati gjysmën e ekipeve që marrin pjesë në kampionatin vendas. Edhe një herë ata janë në gjendje që të dëshmojnë për formën tepër të mirë të futbollit të tyre.
Skenar edhe pse mund të tingëllojë si i cuditshëm po merr jetë gjithnjë e më shumë. Është UEFA që në koeficientëtë e këtij sezoni e ka parë si të favorshëm për një pjesmarrje të tillë. Mund të ketë një skenar ende më shumë optimist, nëse arrijnë që të kenë disa kombinime të caktuara.

Skenari do të realizohet nëse Tottenham dhe Manchester United që janë aktualisht në finale të fitojnë trofeun. Nëse realizohet triumfi i tyre do të jenë pjesë e Champions në sezonin e ardhshëm gjashtë ekipe angleze.
Por, jo e vetmja mundësi. Pasi që ka dhe një shans për Chelsea e cila mund të arrijë të fitojë Conference League por të mos kualifikohet në Europë përmes Premier League. Kjo e vendos në një pozitë shumë më të favorshme për një vend shtesë.
Një skenar i mundshëm për sezonin 2025/2026 mund të jetë:
- Champions League (6 skuadra): Liverpool, Arsenal, Manchester City, Nottingham Forest, Neëcastle, Manchester United/Tottenham.
- Europa League (3 skuadra): Chelsea, Aston Villa, Bournemouth.
Conference League (1 skuadër): Fulham
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.