10 minutat e Zhegrovës që kanë ngritur mjaft dilema

10 minutat e Zhegrovës që kanë ngritur mjaft dilema

Luciano Spalleti i cili u vendos në krye të ekipit pas largimit të Tudor u prit me mjaft entuziazëm. Një trajner me mbështetje të plotë të klubit dhe jo vetëm, pësoi humbjen e parë. Është pikërisht kjo humbje e cila ka ngjallur më tej mjaft debate të ndryshme në lidhje me lojën që është duke zhvilluar në skuadër. Kritikat ndaj tij kanë qenë mjaft të ashpra dhe në cdo drejtim të zhvillimit të lojës së tij. Ajo që është vërjetur është pikërisht mungesa e një qendërsulmuesi të mirëfilltë në skuadër. Zvendësimi i Kenan Yildiz i cili është konsideruar i papërshtatshëm ka ngjallur më tej një paqartësi në skemën e tij.

Por mbi të gjjtha në këtë kritikë ka qenë dhe aktivizimi i Edon Zhegrovës vetëm dhjetë minuta. Jo vetëm në këtë sfidë por dhe më herët ai ka pasur një dalje tepër të pakët në fushë dhe pse ka dëshmuar mjaft potencial me formën e tij. Qëndrueshmëria, taktika dhe bindja e skemvae të drejtuesit duket se nuk kanë qenë aspak të mjaftueshme për Spalletin.

10 minutat e Zhegrovës që kanë ngritur mjaft dilema
10 minutat e Zhegrovës që kanë ngritur mjaft dilema

Ndeshja e fundit u bë një dëshmuese mjaft e madhe se pavarësisht pak minuta në dispozicio për të ai ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë. Shërbimi i tij ishte mjaft dinamik dhe kërcënues. Shndërimi në një lojtar të rrezikshëm duket se nuk ka qenë aspak tërheqës për Spalletin. Kreativiteti, shpejtësia dhe paparashikueshmëria ishin pikërisht disa prej pikave që do e ndryshonin të ardhmen e skuadrës. Një nder objektivat më të rëndësishëm për Juventus gjatë verës duket se nuk ka pasur aspak hapësirën e duhur në ekip.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.