Paris Saint Germain e ka bërë të qartë se nuk do të kërkonte shitjen e Joao Neves as për një shumë prej 120 milion euro. Edhe pse ka pasur interes të shtuar për lojtarin e tyre nga disa klube të ndryshme europiane. Manchester City është një prej tyre I cili e ka intensifikuar më tej kërkesën e tyre për të pasur Neves në skuadër. 21 vjecari portuges mes formës së mirë të paraqitur është bërë mjaft tërheqës për shumë prej klubeve të ndryshme europiane.
City është një prej klubeve I cili ende I pakonfirmuar ka sjellë një ofertë prej 120 milion euro në tvolinë sa I takon shërbimit të Neves. Por, është klubi francez I cili e ka konsideruar si një prej lojtarëve që nuk do të jetë në negocimin e tyre për të qenë larg skuadrës. Ndër të tjera është dhe Luis Enrique I cili e sheh si pjesë të rëndësishme në zhvillimin e skuadrës prezencën e tij në ekip.

Klubi francez është treguar mjaft I qartë në këtë mënyrë duke hedhur poshtë të gjitha kërkesat për lojtarin. Sipas tyre është një prej qëndrave kryesore të ekipit që do të duhet të ketë vazhdimin e tij me PSG. 21 vjecari është duke grumbulluar përvojën e duhur për të qenë në listën e lojtarëve kryesorë të skuadrës franceze. Deri më tani oferta të ndryshme kanë mbritur jo vetëm prej Manchester City. Guardiola është një prej teknikëve që e ka vendosur lojtarin në listën e atyre që do të duhet të shërbejnë më tej në ekip.



