Curtis Jones ka mundur të vendosë një faqe të re në historinë e Liverpool. Me fitoren mjaft të rëndësishme që skuadra mundi të sigurojë në Champions League. Të kuqtë mundën me një rezultat të thellë Eintracht Frankfurt 5-1. Me këtë lojë mjaft të mirë brenda skuadrës kishte dhe komponentë që mund të identifikoheshin.
122 pasime ka mundur të regjistrojë një prej yjeve të skuadrës. Mesa duket ishte një rekord i vendosur pas një kohe shumë të gjatë. Ka qenë sezoni i 2003 i cili ka diktuar një tjetër formë të mirë të tyre. OPTA ka mundur dhe një herë të sjellë konfirmimin e pasimeve që ka mundur të ofrojë Jones.

Ekipi i kuq ishte duke kaluar një formë aspak të mirë. Ata ishin vendosur në serinë e katër humbjesh. Cka sjell kështu një rikthim të mundshëm të tyre drejt suksesit. Slot ka hasur vështirësi në këtë fillim sezoni ku Premier Liga e ka ndeshur me mjaft vështirësi.
Jones përvec serisë së pasimeve të ndryshme ka mundur të arrijë dhe një saktësim në realizim. 96% pasime të sakta ka mundur të realizojë ai duke u renditur në listën e lojtarëve më fatlumë në këtë seri.
Golat e Hugo Ekitike, Virgil van Dijk, Ibrahima Konate, Cody Gakpo morrën një tjetër kuptim pas një forme mjaft të mirë të siguruar kështu nga Jones me serinë e tij të pasave. Kjo mund të shërbejë dhe si një pikë kthese mjaft e rëndësishme për Liverpool.



