Mediat spanjolle janë duke sjellë një nder lajmet sa i përket një transferimi të kushtueshëm në barcelona. Ofertë e cila vjen prej Premier Ligës, ku i drejtohet Raphines. Ruben Amorim i cili është duke ndërtuar bazat r një ekipi të fortë ka sjellë kështu një mundësi për transferimin e brazilianit. Ai shihet si një opsion i duhur në ekip pasi ka përvojën e duhur dhe një aftësi mjaft të favorshme për të bërë leximin e duhur të lojës.
Mediat nuk janë thjeshtë duke vënë në dukje një kërkesë e cila ka ardhur ndaj tij, por njëherësh është bërë me dije dhe shuma. 150 milion euro është duke ofruar ekipi i djajëve të kuq në këmbim të sulmuesit. Ylli brazilian i cili konsiderohet gjithashtu si një pikë mjaft e rëndësishme dhe në ekipin e Hans Flick. Një moment ku e vendos ekipin katalunas në një dyshim të arsyeshëm për hapat qe do të duhet të ndjekë.

Sezoni që sapo u mbyll shënoi një pikë mjaft të rëndësishme të formës së tij në fushën e blertë. Ai ishte i pranishëm në 57 ndeshje ku kishte mundur lehtësisht të shënonte kështu 34 gola. Kjo e vendos atë padiskutim në lojtarët që janë shumë me produktivë në fushën e lojës.
Drejtuesit e Barcelonës janë duke peshuar mjaft mirë mundësinë që është duke u servirur për të pasur një gjendje financiare më stabël. Bëhët fjalë për një shumë të majme e cila po ofrkhet ku do të kenë mundësi për të pasur një rimëkëmbje të arkës. Në krahun tjetër ekipi e ka kosnideruar si një hallkë kyce në sulm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.