2.5 cm më shumë për basketbollistin gjatë pushimit

2.5 cm më shumë për basketbollistin gjatë pushimit

Victor Wembanyana, ka mundur të habisë mbarë botën sportive. Shkak për këtë është bërë forma e tij fizike. Në fonferencën për shtyp e cila ishte mbajtur në këtë fillim sezoni të rri të NBA-së është konfirmuar gjatësia e tij prej 2.23.5 metra. Masë kjo e cila është pikërisht 2.5 cm më shumë krahasuar më të njejtën periudhë të tij në vitin e kaluar.

Ylli francez duket se do të ketë një sezon shumë më të favorshëm, pas kalimit të shqetësimeve të tij të regjistruara në sezonin e kaluar. Spurs kishte paralajmëruar gjithashtu se trupi i tij ishte në zhvillim dhe do të jetë. Tashmë, 21 vjec ai është bërë dhe më i gjatë dhe i është dhënë aprovimi për t’u bërë pjesë e lojës. Kërkesë e cila është aprovuar pas dëmtimit të tij në shpatull.

2.5 cm më shumë për basketbollistin gjatë pushimit
2.5 cm më shumë për basketbollistin gjatë pushimit

Vetë francezi është shprehur i gatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës në nisje të këtij sezoni. Sipas tij është koha e përshtatshme që ai të rikthehet në fushën e lojës. Ëembanyama në sezonin e shkuar zhvilloi 46 ndeshje duke regjistruar një mesatare prej 24.3 pikë, 11 kërcime dhe 3.8 bllokime për ndeshje. Ishin pikërisht këto statistika që e vendosën atë në listën e lojtarëve më të mirë në ligë.

Ky sezon i rri pritet të sjellë rezultate më të mira për të dhe mund të shërbejë lëe Spurs drejt qëllimeve të tyre të kryesisë. Francezi me formën e tij mund të jetë më shumë mbështetës për ekipin e tij.