4 shtator 2004, në stadiumin “Qemal Stafa” ekipi kombëtar arriti të mposhte në një sfidë Greqinë e cila saj kohe ishte dhe kampione Europe. Hans Peter Brigel dhe djemtë kuqezinj arritën të siguronin një fitore 2-1 në këtë sfidë të rëndësishme. Adrian Aliaj dhe Edvin Murati ishin ata që cuan peshë të gjithë kombim me shënimin e tyre dhe sollën kështu fitoren e skuadrës shqiptare.
Qëndrueshmëria e skuadrës dhe vrulli I tyre bëri që të rëzonin kështu Greqinë e cila kishte shumë pak kohë që ishte shpallur dhe kampione e Europës. Ajo cka pritej nga kjo fitore nuk mund si të mos ishte dëfrimi dhe gëzimi I kudo ku flitej shqip. Flamuri dhe kënga shoqëronte të gjithë shqiptarët që dilnin për të festuar këtë fitore të madhe.

Në kryeqytetin shqiptar gjithcka u zhvillua me një qetësi dhe nuk është se pati një incident, në greqi u vërtetua e kundërta. Shtetasi shqiptar Gramoz Palushi humbi jetën në ishullin e Zakinthos, vetëm se ishte duke festuar për këtë fitore. Një fitore e cila ngjalli shpresën te cdo qytetar dhe sportdashës.
Gjatë një konflikti të ndodhur me një shtetas greko amerikan ai u qëllua në mënyrë të pabesë, me një thikë pas shpine. Ishte pikërisht një krim I cili rikthu dhe njëherë fytyrën e vërtetë të grekëve dhe urretjen që ata kishin për shqiptarët. Një tifoz I vrarë vetëm se po festonte me flamur në dorë, kujtohet dhe sot bashkë me atë fitore të rëndëishsme e cila nuk do të shuhet kurrë në zemrat e mbështetëse dhe sportdashësve.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.