Viniciu JR është shndëruar në një ndër lojtarët më të rëndësishëm në ekipin madrilen. Shpesh është diksutuar për inovimin e tij në ekipin e Los Blancos. Por, ka shumë zëra që e kundërshtojnë dhe shumë të tjerë që e theksojnë se e ardhmja e tij do të jetë në klubin madrilen.
Forma e tij e mirë e lojës dhe spikatja si një ndër rolet kyce e kanë bërë që të ketë dhe interes në shumë prej klubeve. Prej arabisë saudite ku tashmë sensacioni I saj dihet. Oferta e paimagjinueshme ndaj lojtarëve të cilët kanë potencialin e duhur dhe kthejnë vëmëndjen e tifozëve në ligën e tyre.
E tentuar shumë herë tashmë duke marrë yje të ndryshëm në klubet e tyre kanë një qëllim dhe ndaj Vinicius. Futbollisti I rri është duke u gjendur në Reali me shumë pikëpyetje. Lidhja e tij me ekipin pritet që të shoqërohet dhe me kërkesën e një page rekod. Përpasjet e tij me ekipin madrilen medohet se kanë filluar më herët ku ai ka kërkuar që të përfitojë më shumë prej kontratës.

Kërkesë e cila nuk është pritur mirë prej drejtuesve të Real duke e shoqëruar dhe me moton e tyre: ’’ Të gjithë janë të rëndësishëm, asnjë nuk është I nevojshëm’’. Tashmë vihet ende në diskutim në media të ndryshme qëndimi I tij në ekipin madrilen. Mendohet se shuma që ai ka kërkuar prej tyre është një shpërblim vjetor prej 30 milion euro. Kjo është shuma më e madhe që është akorduar ndaj një futbollisti në Real Madrid. Duke e thyer dhe më herët dhe rekordin e vendosur prej Cristiano Ronaldo.