Afati kalimtar I dimrit mund të sjellë kështu një tjetër lëvizje mjaft të bujshme, për një prej lojtarëve me origjinë shqiptare. FCSB është duke përgatitur një ofertë të majme e cila do të synojë transferimin e mesfushorit Lindon Emërllahu. Emërllahu është duke u angazhuar me CFR Cluj ku ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë në skuadër.
Mediat e ndryshme janë duke raportuar se lëvizja e klubit do të shoqërohet me një ofertë e cila është mjaft e bujshme prej 4.5 milion euro. Duket se duke u vendosur në këtë shumë, ata do e kenë shumë më të thjeshtë për të ndërmarrë një tjetër hap. Gigi Becali I cili është dhe tekniku I cili e kërkon në ekip, ka shprehur një vlerësim mjaft të lartë për lojtarin shqiptar.

Në një dalje të tij ai nuk e mohoi këtë ofertë dhe as nuk e konfirmoi, por mendohet se ata kanë mundur të marrin pëlqimin e lojtarit për një transferim të tillë. Më pas dhe mardhënia e mirë që kanë me klubin rumun mund ta shtyjë më shumë një transferim të tillë. Tekniku e ka konsideruar Emërllahun si një lojtar me mjaft potencial. I rriu sipas tij ka kohën e nevojshme për të shpërthyer në një arenë më të madhe sportive.
Mesa duket nuk do të jetë thjeshtë një transferim pasi në vazhdim ata janë duke synuar dhe një tjetër yll të ekipit. Menteanu është një tjetër përforcim I cili mund të shërbejë së bashku me Emërllahu. Kjo do e bëjë një dyshe mjaft të nevojshme për mesfushën e tyre.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.