Real Madrid duket se është më I tërhequr në këtë sezon kalimesh, prioritet për ta është Botërori I Klubeve. Me mbyllje të saj pritet që të jetë dhe një afrim I rëndësishëm në ekip. Pavarësisht se deri më tani kanë mundur të sigurojën tre emëra mjaft të rëndësishëm. Por, Alonso I cili ka ndërmarrë përsipër një reformism në ekip ka shprehur se do të ketë dhe disa largime nga skuadra.
Në këtë largim është përmendur dhe Gonzalo Garcia, një prej figurave me më shumë kontribut në Kupën e Botës për Klube. Forma e tij atje duke shënuar dhe tre gola ka ngjallur interesin e shumë klubeve tashmë. Interes I shtuar ka qenë po ashtu dhe nga Real I cili e konsideron si një qëndrim të mundshëm në ekip.

Ajo që ka rënën në sy është dhe interesimi I Chelsea në këtë afrim. Blutë e londrës e kanë vlerësuar formën e tij dhe e shohin si një pjesë mjaft të rëndësishme të afrimit të tyre. Chelsea dhe pse ka synuar që në këto vite të blejë shumë lojtarë të rrinj, kanë kërkuar që ky sezon për ta të jetë ndryshe.
Chelsea është e gatshme që për shërbimin e Gonzalo të ofrojë plot 40 milion euro. Por, Real ka vendosur një klauzolë lirimi prej 50 milion euro për 21 vjecarin. Kjo pritet të sjellë dhe reagimin e Los Blancos për këtë ofertë e cila është duke u ofruar. Deri më tani nuk ka asnjë të re në lidhje me këtë lëvizje që është duke u ndërmarrë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.