50 milion euro në vit bie vlera e lojtarit të Real Madrid

50 milion euro për një vit bie vlera e lojtarit të Real Madrid

Eduardo Camavinga nuk ka pasur një sezon mjaft të mirë. Lojtari ka hasur një seri dëmtimesh që e kanë vendosur atë jashtë fushe për një kohë të gjatë. Faktor I cili ka pasur dhe një impakt tepër negativ në vlerën e tij në treg. Vlerësuesi I tregut ka përcaktuar se vetëm gjatë këtij viti vlera e tij në treg ka pasur një rënie drastike.

Real Madrid I cili në verën e 2024 e ka vlerësuar atë me 100 milion euro, tashmë është vendosur në shumën prej 50 milion euro. Cka e bën kështu shumën më të ulët që është vendosur lojtari që prej 2022.  22 vjecari me një gjendje fizike jo të mirë është vendosur shpesh në fushe me minuta të kufizuara. Kjo e ka bërë që prej rikthimit të tij nga dëmtimi ai të ketë luajtur vetëm 76 minuta në fushën e lojës.

50 milion euro për një vit bie vlera e lojtarit të Real Madrid
50 milion euro për një vit bie vlera e lojtarit të Real Madrid

Pjesë e Madrilenëve si titullar ai është vendosur që prej prillit në ndeshjen kundër Athletic Bilbao. Ishte pikërisht kjo ndeshje në sezonin e shkuar që do I sillte atij dhe një dëmtim muksular duke e lënë jashtë fushe për periudhë mjaft të gjatë.  Ky sezon I rri për të nisi po ashtu me një tjetër problem mjaft të rëndësishëm.

Kyci I këmbës e bëri që ai të kishte një nisje aspak të thjeshtë dhe të vendosej në vështirësi. Dëmtim që do e shtyjë më tej vendosjen e tij jashtë fushe. Me të gjitha dëmtimet e ndryshme që ai ka pësuar ka humbur kështu serinë prej 35 ndeshjesh.