Juventus ka treguar dhe një herë se në këtë sezon kërkon të jetë dominuese në kampionatin vendas dhe jo vetëm. Me 60 milion euro të shpenzuara për një ditë të vetme ata treguan dhe njëherë se janë të gatshëm të sjellin kështu një entuziazëm në mbështetësit. Ajo që besohet tashmë është se nuk do të jetë qëllimi I tyre vetëm një rezultat pozitiv në Seria A, por dhe në daljet e tyre në europë.
Mungesa e nënshkrimit të Ranald Kolo Muani e vendosi ekipin e Juves në dy afrime të menjëhershme. Lois Openda dhe Edon Zhegrova ishin pikërisht dy prurjet e menjëhershme që ata sollën në ekip. Zhegrova u vendos në ekip pas një mundësie e cila u dha duke marrë nënshtetësinë shqiptare dhe të mos vendoet si ekstra komunitar në ekip. Kalimi I tij erdhi me një shumë prej 18.5 milion euro.

Mesfushori pritet të sjellë një formë mjaft të mirë në skuadër dhe do të dëshmojë për të gjithë rezultatin e mirë në këtë sfidë duke shërbyer më tej në ekip. Me karrakteristika që e lejojnë të jetë I pozicionuar në një formë më të gjerë në ekip ai do të shndërohet kështu në një lojtar që ka hapësira të mjaftueshme.
Openda erdhi si një prurje e cila do të shërbejë si një 9 pals cka do të synojë kështu një sulm I cili do të jetë shumë më fleksibël. Mesa duket në qëllimin e drejtuesit teknik mbetet që makineria e golave të vazhdojë të jetë përsëri Jonathan David dhe Vlahovic.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.