Arsenal është duke përgatitur një ofertë të bujshme për Frenike de Jong, një ofertë e cila kap vlerën e 75 milion euro është në plan për yllin e Barcelonës. Arteta e sheh lëvizjen e tij si ngushtësisht të lidhur me ekipin dhe një format lojtari që do e plotësonte më tej Arsenalin. Aludimet e shohin shumë të mundshëm këtë largim të de Jong duke qenë se ekipi katalanas është duke kaluar një sfidë të vështirë ekionomike dhe mund të vlerësojë ofertën ndaj holandezit për të krijuar një stabilitet të mundshëm.
Forma e de Jong në këtë sezon ka qenë fantastike, spikatja e tij ka rënë në sy të shumë klubeve të tjera por Arsenali është ai që po guxon me një shifër të tillë duke ftuar klubin që të diskutojë një lëvizje të mundur të tij. Gjithashtu, interesi mbetet brenda Premier Ligës duke qenë se gjithashtu aludimet janë për Chelsea që është në ndjekjen e talentit dhe ndoshta me një ofertë të mundshme drejtuar klubit katalanas. Deri më tani de Jong do të performojë në barcelona deri në konkretizimin e një oferte e cila pritet të jetë gjatë verës dhe vlerësimit të saj nga ana e klubit.
Lëvizja e de Jong sipas kontratës të bërë mes tij dhe klubit katalanas pritet të jetë deri në vitin 2026 ku dhe kontrata e tyre përfundon, por një lëvizje e tij mund të jetë e mundshme pavarësisht saj, pengesa pritet të ketë prej Flick, i cili në përbërjen e grupit të tij de Jong e cilëson kyc dhe e vlerëson si një pjesë tepër të rëndësishme të ekipit. Deri më tani nuk ka dicka të zyrtarizuar në lidhje me këtë lëvizje të mundshme.