Afati për të bërë regjistrimin e lojtarëve ka nisur dhe Barcelona do të duhet të nisë sa më shpejt procedurat. Sezoni I rri I La Ligës pritet të nisë dhe Barcelona ndodhet në një situatë kritike ku ende nuk ka bërë të mundur regjistrimin e lojtarëve të rinj. Në këtë regjistrim mungojnë dy prej lojtarëve të rrinj që ata kanë siguruar këtë sezon, Marcus Rashford dhe Joan Garcia. Por, po ashtu bëhët e ditur se është listë e përbërë nga shtatë emra që janë duke pritur për procesin.
Në kuadër të lojës së ndershme në La Liga ata nuk mund të kryejnë procesin e regjistrimit të lojtarëve. Është pikërisht një lëvizje e cila ka vënë në pikëpyetje dhe sezonin që do të duhet të përballet Hans Flick. Ajo që është shqetësuese është pikërisht me situatën që është duke u përballur reparti I portierëve. Joan Garcia I cili u transferua këtë verë rrezikon mos regjistrimin për shkak të situatës që ka krijuar Ter Stegen.

Ter Stegen duket se është në një konflikt të hapur për të kryer këtë regjistrim. Pasi ai ka refuzuar më herët që të jetë pjesë e kontratës së propozuar nga Barcelona. Situatë kritike e cila ka vënë në dukje të gjithë pasiguritë që janë duke ndjekur klubin katalanas. Një situatë e tillë është duke sjellë paqartësinë në sulmin që është duke krijuar Flick.
Ndjekur kjro krizë dhe në hapësirën e pakët që mund të jetë në dispozicion të lojtarëve të rrinj. Pra deri më tani ata nuk kanë mundur të krijojnë hapësirën e duhur që të kenë angazhimin e talentave të rrinj. Situatë e cila është vendosur në kohën e limituar për të marrë një zgjidhje.



