Roma ka ndërmarrë një vendim duke e vendosur Artem Dovbykut jashtë ekipi në këtë sezon. Një vendim I ndërmarrë vetëm pas një viti që ai është transferuar në ekip. Sulmuesi ukrainas nuk ka mundur që të përmbushë kështu pritshmëritë duke qenë jashtë planeve që Gasperini është duke ndërtuar për ekipin e ardhshëm. Një blerje e cila për kryequtetasit kushtoi plot 32 milion euro duket se ishte shumë jashtë pritshmërive.
Një formë e lojtarit I cili më herë ka shërbyer në Girona nuk ka bindur drejtuesin teknik dhe në daljet e tij gjatë stërvitjes por dhe në ndeshjet e aktivizuara. Ka qënë pikërisht një miqësore me Everton që ka nxitur kështu skuadrat angleze që të nisin një bisedim për transferimin e tij në ekip. Sulmuesi 27 vjecar dhe pse nuk ka pasur vlerësimin e duhur për qëndrimin në Roma ka ngjallur interes për një transferim të tij drejt Premier ligës.

Një marveshje e cila duket se mund të mbyllet me sukses pasi dhe shuma që Roma kërkon ka marrë dakortësinë e tyre. Për shërbimin e tij Roma është e gatshme të kërkojë 35 milion euro. Por, një transferim I tillë do e vendosë Romën përpara një mundësie që të zgjedhjë një tetër lojtar. Ndaj dhe ata janë duke kërkuar për Nikola Krstovic.
Sezonin e shkuar lojtari ka luajtur me Lecce por mendohet se do të shërbejë më së miri në këtë angazhim të rri. 25 vjecari ka një karton prej 20 milion euro cka duket pikërisht si një ospion që mund të pranohet lehtësisht nga Roma.