Jadon Sancho drejt lëvizjes së tij në Serinë A

Sancho drejt lëvizjes së tij në Serinë A

Jadon Sancho I cili pritet të vendosë për të ardhmen e tij duke qenë larg Manchester United në këtë sezon. Sulmuesi I cili nuk shihet aspak në planet e United duket se është vendosur për të qenë jashtë klubit. Kërkesat për të nuk është se janë të pakta duke pasur një seri kërkesash për afrimin e tij. Kryesisht janë mediat ato që e paraqesin si një mundësi transferimin e tij në Serinë A. lojtari duket se është kthyer I preferuar I tre klubeve italiane për të shërbyer në sulmin e tyre.

Klubet italiane duket se janë vendosur duke ndërmarrë hapa konkretë duke qenë se ka dhe interese nga klube të tjera. Si fillim ka qenë Juventus I cili e ka vlerësuar formën e lojtarit duke e konsideruar si një aspect tepër të rëndësishëm në përforcimin e tyre. Drejtuesi sportiv i Juventus është angazhuar duke e ndjekur nga afër gjendjen e tij.

Sancho drejt lëvizjes së tij në Serinë A
Sancho drejt lëvizjes së tij në Serinë A

Ndërkohë është Inter I cili e ka konsideruar si një mundësi në rastin më të mirë nëse ata nuk arrijnë të transferojnë Ademola Lookman në ekipin e tyre. Por, ende nuk bëhët me dije nëse ka një ofertë zyrtare për këtë kalim apo jo. Ndër të tjera në këtë kalim mendohet se dhe Roma ka shprehur interesin e hapur për shërbimin e tij. Kryeqytetasit në kuadër të ndryshimeve që janë duke sjellë në ekip e shohin si një pikë të rëndësishme për repartin ofensiv. Komunikimi I tyre është tepër aktiv për të siguruar kështu më tej angazhimin e tij në ekip.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.