Vinicius JR, ngre dyshime për një marveshje sekrete

Vinicius JR, ngre dyshime për një marveshje sekrete

Vinicius JR nuk është në herën e parë që është diksutuar për një kalim të mundshëm të tij drejt një skuadre tjetër. Spekulimet kanë nisur shumë më herët kur ai morri një ofertë serioze nga klubi arab për kalimin e tij.  Por, tashmë mendohet se është duke u diskutuar një hap shumë më serioz I të ardhmes së tij dhe mendohet se do të jetë pikërisht brenda europës. Premier Liga mund të shërbejë si shtëpia e tij e re dhe për këtë është bërë e qartë.

Duke mbajtur kontratën e tij me Real Madrid pezull mendohet se ai është duke e afruar gjithnjë e më tej një mundësi për transferimin e tij. Edhe pse negociatat me Los Blancos kanë marrë një kohë tepër të gjatë ata nuk kanë dalë në një përfundim sa I përket këtij transferimi. Kërkesa e vetme e Brazilianit duket se është të ketë një pagesë më të lartë. Pasi ekziston një hendek mjaft I madh mes tij dhe Mbappe.

Vinicius JR, ngre dyshime për një marveshje sekrete
Vinicius JR, ngre dyshime për një marveshje sekrete

Por, duket se është një ndër ato kërkesa e cila nuk mund të gjejë një zgjidhje dhe e ka vendosur përballë një mundësie që të shohë tjetër opsion. Manchester City është një prej klubeve I cili po e vlerëson së tepërmi mbritjen e lojtarit në skuadrën e tyre. Guardiola duket se ka interes për një karakter luftarak në sulm dhe ai përshtatet më së miri në këtë pozicion. Por, nuk mendohet të jetë një kalim I lehtë për shkak të situatës së ekipit. Megjithëse interes për shërbimin e tij kanë shfaqur gjithashtu dhe skuadra të tjera Angleze.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.