Raporti dy të tretat e të rriturëve fshehin problemet

Raporti dy të tretat e të rriturëve feshhin problemet me lojërat e fatit

Në britaninë e madhe më shumë se dy të tretat e të rriturëve përjetojnë një problem me lojërat e fatit dhe e fshehin këtë cështje, në vend që të flasin me dikë apo të bëjnë raportimet në autoritetet e duhura. Në këtë raportin bëjnë pjesë një seri prej 4270 të rriturish të moshës 18 deri në 75 vjec që hasen me këtë problematikë.

Qëllimi I studimit

Ky studim ka si qëllim për të ndërgjegjësuar të gjithë faktorët pjesë e industrisë së lojërave të fatit, për ndikimin që kanë ato në jetën e gjithësecilit, varësia që mund të shkaktojnë. 64% e të anketuarve janë shprehur se nuk kanë folur kurrë me dike në lidhje me ktë problem që mund të kenë apo gjendjen që janë hasur dhe 39% e shihnin këtë të lidhur me stigmën dhe diskriminimin. Barrierat kryesore në lidhje me pengesën e komunikimit janë 17% ndjenja e fait, 13% gjykimi që mund të marrin në rrethin shoqëror dhe 24% shprehen se ishin të aftë vetë për të bërë menaxhimin e situatës së tyre.

Një fakt interesant në këtë raport është dhe koha që është dashur për të gjithë personat e varur nga kumari, 67% janë shprehur se është dashur plot një vit që të flasin me dikë dhe 28% kanë pritur më shumë se një vit për të shprehur problemin.

Pse duhet të shprehesh?

Në këtë hulumtim jepet dhe një përgjigje se pse është e rëndësishme që të shprehesh për situatën e krijuar nga kumari dhe ndjesitë që ju keni gjatë kësaj periudhe, 76% ishin shprehur se ndiheshin tepër pozitivë pasi kishin folur me dikë, 63% e vlerësuan se do të duhet të kishin kërkuar ndihmë më shpejt. Por në 61% e atyre që kishin zgjedhur të hapeshin u shprehën se situata ishte tepër e ngarkuar dhe lojërat e fatit ishin duke ndikuar negativisht te ta.

Një ndër arsyet se pse ata kishin filluar të shpreheshin dhe të tregonin për gjendjen e tyre ishte se 23% e tyre kishin një ndikim të frikshëm mendor duke ërkeqësuar shëndetin e tyre, 22% të mbështetur te financat e tyre dhe 21% ishin duke kërkuar ndihmë për të reduktuar angazhimin e tyre në lojërat e fatit.

Si strehë kryesore për të drejtuar problemin e tyre vlerësonin familjen si pikën kryesore të kontaktit të tyre, 34% e tyre ishin shprehur te një anëtar I familjes për situatën që ishin duke kaluar.

Lojërta e fatit varësia më e madhe

Lojërat e fatit janë një ndër problemtikat që kanë krijuar varësinë më të madhe në këtë varësi, 71% e tyre cilësuan fitimin e menjëherëshëm si një ndër varësitë, 68% për ata që kanë luajtur një lojë fati në 12 muajt e fundit. Më pas ishin letrat gërvishtëse dhe në fund renditeshin lojërat kazino si një pikë e rëndësishme e këtij problemi.

Më pak problematik në të anketuarit shihej basti sportiv me vetëm 48% e tyre që kishin krijuar varësi ndaj saj. Studiuesit e cilësojnë si një perceptim të gjithë këtë varësi dhe ata shprehen se cdo lojë fati krijon një varësi.

Ploitikat e brendshme për varësinë

Në Mbretërinë e madhe janë duke u ndjekur një seri politikash sa I përket mbrojtjes që do të duhet të trajtohet secili prej lojtarëve dhe ndjekje me përpikmëri e të gjitha politikave që lidhen me lojërat e fatit. Është e rëndësishme të ketë një ndërgjegjësim në lidhje me autoritetet që ushtrojnë këtë detyrë dhe të jenë të fta të bëjnë një rishikim të plotë të situatës sa herë ato marrin një raportim në lidhje me varësinë. Një raportin që I shkon deri në fund problemit dhe e zgjidh të gjithë hendekun që mund të ekzistojë në lidhje me varësinë ndaj lojërave të fatit.