Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një reagim në lidhje me provokimin I cili është regjistruar në ndeshjen e cila është zhvilluar mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezda. Sdia mes dy ekipeve ishte duke u zhvilluar në kuadër të kualifikimieve në Champions League. Lech Poznan ishte ekipi pritës në një sfidë e cila përfundoi me rezultat 3-1. Por, gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje ajo që ra në sy ishte pikërisht një banderolë e cila kishte mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Ishin tifozët vendas të Lech Poznan të cilët e nxorën këtë banderolë të madhe gjatë minutave që ndeshja ishte duke u zhvilluar. Reagimi I FFK ka qenë I menjëhershëm në lidhje me këtë incident të regjistruar. Ata kënë kërkuar si nga Federata vendase që të mbajë një seri masash për ngjarjen e pahijshme. Po ashtu dhe në UEFA ku është vënë në dispozicion kërkesa e tyre për të reaguar në lidhje me këtë banderolë.

Është një veprim I cili bie në kundërshtim me organizimin e drejtë të lojës dhe për këtë fakt ka ndërhyrë dhe Federata e Futbollit të Kosovës. Ata e kanë cilësuar si një prej tyre që nuk do të duhet të përsëritet dhe që cënon unitetin e një shteti të pavarur. Veprime të tilla kanë qenë të shpeshta dhe ka qenë dhe UEFA e cila ka ndërmarrë hapat e saj konkretë duke sjellë dënime për të gjitha veprimet e pahijshme. Ndaj dhe në këtë veprim të ndërmarë nga tifozët është kërkuar që të ketë një ndëshkim dhe marrje masash për parandalim të këtyre gjesteve.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.