Zhvillimi I Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra ka sjellë një ndër debatet më të zjarta. Eventi I cili është duke u zhvilluar ka nxjerë në pah një mungesë sa I përket pagesave që marrin futbollistet femra. Pavarësisht, se kanë një talent të jashtëzakonshëm dhe sjellin të ardhura për klubet e tyre ka një diferencë në shumat që fitojnë. Krahasimi që mund të bëhët mes gjinive është I papërshtatshëm duke qenë se ka një hendek tepër të madh.
Shembulli më I mirë është një prej lojtareve e cila është dy herë fituese e Topit të Artë. Aitana Bonmati është një prej futbollisteve më të njohura dhe një shembull I diferencës që ekziston mes dy gjinive në pagesa. Fitimi I saj vjetor është në shifrën e 1 milion eurove. Kjo është një shifër shumë herë më larg se si është vendosur përballë futbollistëve meshkuj.
10 futbollistet më të paguara në botë:

Aitana Bonmati – 960,000 €
Alexia Putellas – 670,000 €
Sam Kerr – 520,000 €
Racheal Kundananji – 450,000 €
Keira Walsh – 440,000 €
Ada Hegerberg – 380,000 €
Marta – 370,000 €
Wendie Renard – 340,000 €
Christine Sinclair – 330,000 €
Trinity Rodman – 250,000 €
Ndërsa në meshkujt vihet re një diferencë shumë e lartë, gati 2000% më shumë se kryesuesja e kësaj liste. Shpesh është kërkuar që të ekzistojë një barazim. Por, dukshëm futbolli I meshkujve është shumë më I ndjekur cka nënkupton një kthim më të shpejtë të investimit që bëhët për ta.
10 futbollistët meshkuj më të paguar:
Cristiano Ronaldo – 200 milionë
Lionel Messi – 130 milionë €
Neymar – 110 milionë €
Kylian Mbappe – 105 milionë €
Karim Benzema – 100 milionë €
Mohamed Salah – 80 milionë €
Kevin De Bruyne – 55 milionë €
Erling Haaland – 55 milionë €
Robert Lewandowski – 50 milionë €
Sadio Mane – 45 milionë €
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.