Fortuna Dusseldorf ka zgjedhur që të ndërpresë negociatat për transferimin e sulmuesit izraelit. Shon Weissman do të bashkohej nga klubi I Granadës me klubin gjerman. Një marveshje e cila ishte arritur për një shumë prej 500 mijë euro. Vendimi I klubit gjerman u morr fill pas një serie të gjatë kritikash ku tifozët në rrjetet sociale kundërshtuan qëndrimet të ish sulmuesit. Pikërisht qëndrimet e tij politike nuk u pritën aspak mirë dhe u konsideruan si radikaliste duke sjellë një reagim mjaft të ashpër nga shumë mbështetës.
Sulmuesi më herët kishte bërë një seri deklaratash të cilat kishin të bënin me mbështetjen e tij të Izraelit. Pikërisht, pas një sulmi të ndodhur në Gaza sulmuesi kishte dalë hapur në mbështetje të forcave ushtarake. Kjo ka bërë që shumë prej mbështetësve të klubit gjerman të cilësojnë si jo korekt këtë afrim duke kërkuar anullimin e tij.

Klubi gjerman fillimisht bëri një mbrojtje të tij por më pas e cilësoi se nuk do të duhet të jetë në frymën e klubit, nxitje e dhunës dhe urrejtjes racore. Ishte klubi I cili më vonë theksoi se do të tërhiqej nga marveshja duke konfirmuar se nuk ishte vendimi I duhur në këtë afrim të tyre.
Reagim ka pasur dhe prej vetë lojtarit I cili e ka theksuar se ka qenë thjeshtë një reagim I cili nuk mbështet aktet e dhunës dhe urretjes. Por si një plagë për kombin e tij ai kishte bërë një postin për të lehtësuar atë. Në deklarim ai kishte theksuar se do të kishtë një përfaqësim padroje dhe nuk do të kishte aspak kundërshtinë e mbështetjes së izraelit.