VAR, ndikimi I tij në Premier Ligë ndryshimet

VAR, ndikimi I tij në Premier Ligë

Klubet e Premier Ligës në këtë sezon të cilat janë 20, janë vendosur në djeni sa I përket ndryshimeve që do të ketë VAR. Ndryshime që pritet të prekin protokollin e VAR dhe menaxhimin e kohës nga portierët. IFAB ka qenë organi I cili ka komunikuar kështu sa I përket këtyre ndryshimeve. Si fillim për klubet është bërë e ditur se do të duhet të ketë një shpjegim I drejtpërdrejtë I vendimeve në stadium.

Pikërisht, ata kanë kërkuar që stadium të jetë I paisur me një seri autoparlantësh që do të shërbejnë kështu për të bërë komunikimin e nevojshëm. Në këtë masë është përfshirë një transparencë e cila kërkohet prej autoritetit duke ulur kështu pjesën e aludueshme.

VAR, ndikimi I tij në Premier Ligë
VAR, ndikimi I tij në Premier Ligë

Në vazhdën e ndryshimeve është parashikuar gjithashtu dhe një ndryshim sa I përket kohës që portiere do të duhet të mbajë topin. Janë vetëm tetë sekonda që ata do të duhet të jenë në kontakt me të. Fillimisht, nëse gjyqëtare e konstaton këtë shkelje do të verë në djeni përmes ngritjes së krahut dhe do të fillojë numërin mbrapsht.

Janë ndryshime që synojnë të ketë një kuptueshmëri sa I përket vendimeve që janë duke u marrë dhe jo vetëm. Me ndryshimin e dytë është duke u synuar që të ketë një menaxhim më të mirë të kohës. Janë pikërisht rregulla që risin transparencën dhe e bëjnë shumë më të qartë zhvillimin e lojës. IFAB synon që me këto ndryshime të ketë dhe një përkrahje nga klubet që do të duhet të impelentojnë të gjithë teknologjinë për ta arritur.