UEFA ka ndërmarrë një vendim së fundmi sa I përket pjesëmarrjes në një prej kompeticioneve që ajo organizon. Bëhët fjalë për Europa Ligë ku ata janë treguar tepër të qartë në përcaktimin e kufizimeve. Me një rregullore ata përcaktojnë kufizimet, por njëherësh ata sjellin dhe listën e ekipeve që janë të ndaluar të marrin pjesë në këtë kompeticon.
Crystal Palace është një prej klubeve I cili është përjashtuar nga pjesëmarrja në Europa Ligë. Ekipi anglez është përjashtuar nga kjo ligë duke u zhvendosur kështu drejt Konferencë Ligës. Vendim I cili është marrë për shkak se është ka pasur një parregullsi në pronësinë e më shumë se një klubi.

Precedent I më hershëm ka qenë dhe skuadra e Milan e cila është ndaluar të marrë pjesë në garat europiane për shkak të shkeljeve të rregullave të përcaktuar më herët. Një rast I cili është shumë më I prekshëm është dhe dënimi I ekipit shqiptar të Skënderbeut. Skuadra korcare e cila u dënua asaj kohe me një vendim 10 vitesh pushim për shkak se u dënua për trukim ndeshjesh.
Një prej vendimeve më enigmatikë e cila është marrë nga organizata dhe pse gjykata sportive shpesh e referoi si jo të plotë. Thjeshtë një indicia e cila e la Skënderbeun jashtë eventeve europiane. Por, mesa duket rregullat e tyre janë tepër precise dhe nuk mund të bëjnë lëshime për asnjë prej ekipeve. Vendosja e tyre me dorë të hekurt ka si qëllim një lojë të drejtë dhe zhvillime që synojnë një orgaznim sa më dinjitoz për të gjithë pjesëmarrësit.