Një ndër sportet individuale I cili është nga më të njohurit në botë, me një hisotri gati 100 vjecare. Ekziston një fakt në lidhje me topat e verdhë që ende nuk është shumë I njohur. Ajo që ka të bëjë është ngjyra që kanë topat e tenisit dhe pse është përzgjedhur kjo ngjyrë.
Si fillim garat e para që janë zhvilluar për këtë sport kanë një datim të hershëm duke nisur prej vitit 1877. Për shumë kohë të gjatë në zhvillimin e këtij sporti, topat kishin një ngjyrë, pra ose e bardhë ose e zezë. Por, vendimtar në këtë sport që sot është kaq I njohur dhe I ndjekur mendohet se ka dhe ndryshimi I ngjyrës së topit.

Ngjyra e verdhë që kanë dhe ditën e sotme topat e tenisit e kanë prej 1972. Një factor që ndikoi në vendosjen e topit me ngjyrën e verdhë ka qenë pikërisht zhvillimi I teknologjisë. Me një formë të re trasmetimi që po ndiqej në ato vite ku televizori me ngjyra ishte bërë pjesë e jetës së njerëzve. U zgjodh që të kishte një ndryshim në ngjyrën e tyre. Producentët menduan se do të duhet të ishte një ngjyrë e cila ishte më e fortë dhe tërhiqte më shumë vëmëndjen.
Ndaj dhe si përfundim ngjyra e verdhë ishte shumë më e dukshme dhe prej ndjekjes së saj në televizor. Federata Ndërkombëtare e Tenisit në atë kohë doli me një vendim I cili përcaktoi se do të kishte ngjyrë ndryshe dhe do të përcaktohej ngjyra e verdhë. Për t’u vendosur një standart global që prej vendimarjes është dashur plot 14 vite që të bëhej ky ndryshim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.