Ndryshimi i fitimit në NBA gjatë periudhës 10 vjecare

Ndryshimi i fitimit në NBA gjatë periudhës 10 vjecare

Në vetëm 10 vite ndryshim mes sezonit të 2015 dhe 2016 vetëm 10 lojtarë të NBA arrinin të fitonin 20 milion dollarë. Asaj kohe ishte pikërisht Kobe Bryant ai i cili kryesonte listën. Tashmë, në sezonin e rri janë mbi 95 lojtarë që arrijnë të fitojnë mbi 20 milion dollarë. Ndryshim tepër drastik që sjell në fokus se është një ndryshim mjaft i madh në këtë kohë.

61 prej lojtarëve arrijnë të fitojnë 30 milion dollarë dhe 27 arrijnë të fitojnë më pak se 40 milion euro. 15 lojtarë që janë vendosur në krye të këtij kompëticioni duke udhëhequr Stephen Curry kalojnë shumën prej 50 milion euro.

Ndryshimi i fitimit në NBA gjatë periudhës 10 vjecare
Ndryshimi i fitimit në NBA gjatë periudhës 10 vjecare

Curry pritet të jetë një prej lojtarëve i cili do të jetë më i paguari në këtë sezon. 59 milion dollarë do të jetë fitimi i tij në këtë sezon. Ai është duke kryesuar këtë listë dhe arrin të mbajë këtë rankim në 10 sezonet e fundit. Është pikërisht një shifër e cila kalon limitet e të gjithë pagave të mëhershme prej vitit 2014.

Në këtë rritje mjaft të dukshme të pagesave mendohet se ka ndikuar dhe kontrata e Supermax. Lidhur në 2017 i ka mundësuër lojtarëve që të fitojnë deri në 35% të pagave të ekipit të tyre.

Kontrata e cila është cilësuar si më fitimprurëse në histori ka qenë ajo e Jayson Tatum i cili në pesë vite ka mundjr të sigurojë 314 milion dollarë. Në qoftë se do të bëhet një krahasim me Kobe Bryan i cili në të gjithë karrierën e tij arriti të fitojë 328 milion në të gjithë karrierën e tij. Pagesa që kanë arritu rekorde mjaft të mëdha në këtë periudhë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.