Arsenal këtë sezon të rri të Premier Ligës e nis në formën e tij më të mirë. Topcinjtë e londrës arrijnë të sigurojnë kështu një fitore të rëndësishme përballë Manchester United. Edhe pse një fitore minimale ishte pikërisht ajo e kërkuara nga ta. Me një gol të vetëm në këtë takim i cili erdhi në minutën e 13 të sfidës. Ishte një goditje nga këndi e Declean Rice e cila rezultoi dhe kthyese për këtë sfidë.
Në këtë sfidë arriti të debutojë dhe Viktor Gyokers i cili në këtë sezon është bashkuar me Arsenalin nga Sporting i Lisbonës. Një prej lojtarëve i cili u ndoq me një bujë mjaft të madhe në daljen e tij.
Një ndër golashënuesit më të mirë në sezonin e shkuar në këtë dalje të parë përballë Manchester United nuk mundi të tregojë formën e tij më të mirë duke shënuar.

Gyokers nuk mundi të shënojë asnjë goditje drejt portës por arriti të realizojë vetëm një seri pasimesh të sakta. Transferim i cili kërkoi tepër kohë për Arsenalin dhe nuk mund të cilësohet si një prej tyre që janë të lehta. Portugezi ishte vendosur në objektivat e para të Arsenalit dhe ata e patën këtë mundësi për të pasur një transferim të tillë.
Ekipi i Londrës arriti të përfitojë prej shërbimit të tij dhe pse ndaj tij ishin vendosur shumë klube që kërkonin shërbimin dhe të përfitonin nga kjo mundësi transferimi. Gyokers u shndërua një prej transferimeve më të rëndësishme të kësaj vere. Njëherësh dhe një prej më të kushtueshme të regjistruara në këtë sezon.