Luka Modric vendos një rekord të ri në ndeshjene parë

Luka Modric vendos një rekord të ri në ndeshjene parë

Milan e nisi këtë sezon në Serinë A me një humbje. Ishte pikërisht dalja e tyre e parë ku përballë Cremonese ekipi nuk ja doli dot. Ishte një ndeshje e cila përfudnoi në rezultatin 2-1 në sfidën e tyre të parë të Serisë A. edhe pse me një seri ndryshimesh dhe premtimesh duket se ekipi nuk kishte mjaft të gjithë mobilizimin për t’ia dalë.

Në këtë ndeshje ishte dhe angazhimi I Luka Modric I cili arriti të bëjë histori si lojtari më I vjetër që ka debutuar në Serinë A. ai ishte prej fillimit të ndeshjes duke u bërë kështu lojtari që debuton në moshën 39 vjecare 11 muaj dhe 14 ditë. Kalimi I tij në ekipin kuqezi u bë I mundur pasi ai mbylli karrierën e tij me Real Madrid.

Luka Modric vendos një rekord të ri në ndeshjene parë
Luka Modric vendos një rekord të ri në ndeshjene parë

Pjesë e Madrilenëve ai qëndroi për gati 13 sezone duke shkruar histori pjesë e klubit të bardhë. Allegri zgjodhi që angazhimi I tij të ishte prej minutës së parë duke qenë se zgjedhja e tij ishte mes një tjetër lojtari. Samuele Ricci ishte opsioni që Allegri e vendosi në stol për të sjellë angazhimin e Modric.

Fitues I Topit të Artë 2018, do të jetë pjesë e Milan për një sezon duke qenë e mundur që të ketë dhe një rinovim të kontratës së tij. Më pas është menduar që të ketë dhe një vazhdim të tej në qoftë se do të vlerësohet si një opsion I duhur në mesfushë. Dhe pse angazhimi I tij në këtë kampionat erdhi më shumë si nevojë për të qenë pjesë e ekipit të tij kombëtar në Kupën e Botës që pritet të zhvillohet.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.