Granit Xhaka me zgjedhjen e tij për tu zhvendosur në Sunderland, një ekip i sapo ngjitur në Premier Ligë shënoi një hap të cuditshëm. Ishn pikërisht shumë prej mbështetësve të lojtarit që e gjykuan dhe nuk arritën të kuptonin se pse ai bërë një hap të tillë. Pikërisht, një rikthim në një ekip që nuk kishte standartin e duhur për përfshiren e tij. Kujtojmë se më herët kur ai luante në Premier Ligë kishte një rol mjaft të rëndësishëm pjesë e Arsenal. Ndërsa tani do të duhet të rikthehet i vendosur atje.
I cilësuar si një ndër mesfushortët më të mirë në europë, me përvojën e tij në Bundesligë ku ka pasur një rol të rëndësishëm pjesë e Bayer Leverkusen. Zgjedhja e tij për të qëndruar larg skuadrës dhe për të bërë një kalim në një ekip ku krysisht është një moshë e re që aktivizohet. Jose Noguera i cili është dhe agjenti i Xhakës shoi të gjithë hijet e dyshimit që përfshinte ky transferim.

Agjenti shtoi se në këtë transferim i konsoderuar i cuditshëm për shumë prej mbështetësve dhe komentuesve të futbollit, ishte dëshira e Xhakës për një tjetër sfidë. Pikërisht një tjetër sfidë që e vendos lojtarin të bindur për të dëshmuar aftësinë e tij të lojës dhe talentin.
Bindja në këtë transferim mendohet se ka qenë vizioni që është prezantuar nga drejtues të klubit anglez.
Xhaka në këtë ekip pritet të ketë dhe rolin e udhëheqësit. Me eksperiencën e mëhershme në Premier Ligë dhe jo vetëm ai do të shërbejë atje për të sjellë një ekip që të mos rezikojë rënien dhe të synojë më shumë në këtë sezon si sapo të promovuar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.