Lojërat e fatit shkaktojnë varësi, kjo është një ndër pengesat që hasen shumë prej lojtarëve që bëhen pjesë e saj. Në raportet e publikuara sa I përket këtij problem në Mbretërinë e Bashkuar shfqet se 64% e të anketuarëve që shfaqin këtë varësi nuk kanë komunikuar për këtë problem duke e ndarë, si pengesë shikohet pjesa e paragjykimit dhe mos kuptimi që ka kjo varësi nga shoqëria.
Raportimet janë zyrtare dhe prej autoriteteve që e kanë si qëllim mbrojtjen e lojtarëve që kanë varësi nga lojërat e fatit dhe jo vetëm , duke shqyrtuar dhe pengesat që hasin ata në shtete të zhvilluara dhe shoqëri të emancipuara, problemi që shtrohet është se si reagon shoqëria në shqipëri në lidhje me këtë problematikë.
Pengesa kryesore, shihet në raportimin e problemit, mungesa e nja autoriteti që ka qëllim mbrojtjen e lojtarit ekziston por në parim. Ekzistenca e saj nuk I jep mundësi që ai të ndajë problemin dhe të marrë një zgjidhje për varësinë që mund të ketë. Kryesisht personat që zgjedhin të kërkojnë ndihmë janë në vështirësi ekonomike të shkaktuara prej kësaj varësie ose kanë shkatëruar mardhëniet familjare për shkak të lojërave të fatit. Në shqipëri mungesa e një ndihme apo raportim problem është një fakt tërësisht I dëmshëm për shoqërinë dhe një ndryshim I mundshëm duhet të shfaqet për këtë pjesë. Ansjë shoqëri nuk kërkon që të dëmtohet për shkak të një problem I cili mund të jetë I zgjidhshëm në qoftë se kapet në kohën e duhur.
Reagimi shoqëror ndaj këtij fenomeni mund të jetë gjykues, por një ndërgjegjësim në masë ku të tregojë se është një varësi e cila kërkon ndihmën e nevojshme mund të risjellë një optikë ndryshe të saj. Cdo kush I cili ka një varësi ndaj lojërave të fatit ka mundësinë që të tërhiqet për të kërkuar ndihmën e parë, në raportet të cilat janë mbajtur në Mbretërinë e bashkuar është vënë re që në momentin që një person arrin të komunikojë problemin e tij në shumicën e rasteve ka pasur një situatë më të qetë dhe një vetë kontroll në vazhdim.
Ndërgjegjësimi qytetar do të jetë hallka më e mirë në zgjidhjen e këtij problem, një pengesë që të shujaë parasgjykimet dhe të arrijë të pranojë problemin që mund të ekzistojë. Një autoritet është I rëndësishëm që të shërbejë si një rregullator për zgjidhjen e këtij problem në dëgjimin dhe respektimin. Gjithësesi, roli I shtetit si rregullatori kryesor do të duhet të jetë I ndjeshëm dhe I përfshirë në këtë pjesë, sepse mbrojtja nga varësia duhet të drejtohet dhe të zgjidhet si pengesë.