Afati I kalimeve u mbyll më 1 shtatro për klubet e eruopës, edhe pse deri në momentin e fundit pati kalime për disa prej tyre nuk u realizua një e tillë. Tashmë me titullin si lojtarë të lirë ka mes tyre shumë emra të mëdhenj që nuk mund të siguronin një vazhdueshmëri për sezonin e ardhshëm. Ekziston mundësia që këtë si lojtarë të lirë të kenë mundësinë e regjistrimit në cdo kohë. Edhe pse sezoni ka nisur nëse ofrohet një mundësi regjistrimi ata e kanë lirinë që ta bëjnë.
Kjo gjithmonë është vlerësuar si një mundësi për ekipe që të sjellin kështu një përforcim të duhur. Qëllimi që të kenë mundësi për të mbushur hapësirat boshe në cdo moment që ato arrijnë të jenë të paparashikueshme. Në këtë listë ka një seri emrash të mëdhenj, një ndër ta është dhe Christian Eriksen. Mesfushori do të jetë I gatshëm që të vlerësojë oferta të ndryshme prej klubeve që kërkojnë ta afrojnë në këtë sezon.

Lista përfshin njëherësh dhe portierë që nuk kanë gjetur një mundësi për angazhimin e tyre. Fran Vieites I cili është angazhuar me Real Betis në sezonin e shkuar dhe pse në një moshë të re, vetë 26 vjec nuk ka mundur të gjejë një skuadër. Arthur Desmas, Fraser Forster, Rui Patricio, Vicente Guaita janë të tjerë pjesë e kësaj liste. Takehiro Tomiyasu, është mbrojtësi më I njohur në këtë listë. Ish mbrojtësi I Arsenalit dhe pse me një vlerë tregu prej 18 milion euro është ende një lojtar I lirë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.