Milionerët e Serisë A, futbollistët më të paguar

Milionerët e Serisë A, futbollistët më të paguar

Seria A në këtë sezon kalimesh u vendos në kampionatin e dytë I cili arriti të shpenzojë më shumë. Klubet më të mëdha të Serisë A janë duke vazhduar të shpenzojnë më tej shuma të majme në afrimet e tyre. Ajo që bie në sy është se rivaliteti mes ekipeve është krijuar dhe në sistemet që ata kanë krijuar. Inter dhe Juventus janë dy ekipe të kampionatit që janë pjesë duke krijuar struktura mëse të qarta dhe të kenë një diferencim prej ekipeve të tjera.

Sistemi I pagave atje mes emrave të tjerë të skuadrës është I diferencuar. Disa prej lojtarëve arrijnë të sigurojnë një shumë mjaftueshëm më të diferencuar. Lautaro Martinez është ai I cili mban kryesinë në Inter sa I përket pagesës që përfiton. Një shumë prej nëntë milion euro në vit e vendos atë mjaftueshëm të diferencuar prej pjesës tjetër. Nicolò Barella dhe Hakan Calhanoglu janë të renditur pas tij me një shumë prej 6.5 milion euro.

Milionerët e Serisë A, futbollistët më të paguar
Milionerët e Serisë A, futbollistët më të paguar

Thuram arrin të sigurojë një shumë prej 6 milion euro. Në këtë listë janë dhe lojtarë të tjerë si: Bastoni, Akanji, Zielinski, Dumfries dhe Dimarco. Në Juventus kryesinë e mban Dusan Vlahovic I cili është I diferencuar në fitimin e tij vjetor prej 12 milion euro dhe prej Lautaros. Ajo që bën përshtypje është se në ekipe të tjera si Milan dhe Napoli I vetëmi I cili e kalon këtë shifër prej pesë milion është Lukaku. Kjo lsitë tregon dhe njëherë se Seria A është një prej kampionateve që arrin të vlerësojë yjet e saj.