Real Madrid ka hedhur përseri vështrimin e saj drejt Premier Ligës. Kërkesa e tyre tashmë është drejt Tottenham Hotspur për të siguruar shërbimin e Mick van de Ven. Mbrojtësi është konsideruar si një pikë e rëndësishme për repartin e tyre. Madje dhe në periudhën kur Alonso është duke krijuar një ekip kryesisht që është i pozicionuar në reparin defensiv.
Mesa duket nuk do të jetë aspak një lëvizje e lehtë për Los Blancos. Duke qenë se të njohur me cmimin e tij ata janë vendosur më të tërhequr. Pengesa kryesore në këtë transferim është konsideruar cmimi i vendosur për lojtarin.
Ajo që bëhët e qartë nga Tottenham është se ata kërkojnë plot 80 milion euro për shërbimin e tij. Qendërmbrojtësi holandez ka një shifër tepër të lartë e cila prej Real Madrid mund të konsiderohet si e pamundur për një transferim.

Edhe pse interesi i afrimit të tij është tepër i madh në ekip është konsideruar si një emër i cili nuk do e ketë të thjeshtë afrimin me klubin. 24 vjecari mesa duket do të vazhdojë të jetë pjesë e Premier Ligës dhe të drejtojë spanjollët drejt një tjetër përforcimi. Van de Ven ka qenë një prej figurave mjaft të rëndësishme në skuadër. Ai është cilësuar si një pikë kyce atje.
Sezoni i shkuar ishte mjaft i mirë për të dhe pse jashtë fushe për një periudhë për shkak të një dëmtimi që ai ka pësuar më herët.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.