Xherdan Shaqiri, mbi rrugëtimin e tij në Interi

Shaqiri, mbi rrugëtimin e tij në Interi

Xherdan Shaqiri është një ndër futbollistët shqiptarë ende aktivë që ka mundur të shkruajë historinë me shumë klube të mëdha. Rrugëtimi I tij ka qenë në disa kampionet të ndryshme dhe ka mundur të shkruajë atje historinë dhe të lejë gjurmë. Mesa duket nuk kanë qenë të gjitha kalimet aq të thjeshta dhe të favorshme për të. Duke qenë se një prej tyre ai e cilëson si më të vështirin, ku e ka fjalën për vendosjen e tij në Serinë A.

Gjashtë muaj të vështirë të jetës së tij e ka cilësuar ai vendosjen e tij në Milano. Ka qenë viti 2015, asaj kohe Inter drejtohej nga Roberto Mancini dhe Shaqiri morri ftesën për të qenë pjesë e klubit. Ishte pikërisht një telefonatë e drejtuesit që e ftoi atë në ekip dhe u bashkua me premtimin se do të kishte hapësirën e duhur për të testuar veten në këtë kampionat. I vendosur në pjesën qëndrore të projektit të premtuar padyshim që ai kishte dhënë aprovimin për të qenë pjesë.

Shaqiri, mbi rrugëtimin e tij në Interi
Shaqiri, mbi rrugëtimin e tij në Interi

Por, mesa duket periudha e angazhimit të tij nuk ishte perfektia duke qenë se ishte Inter më I dobët I 15 viteve të fundit. Edhe pse zgjedhja  e tij ishte me shpresën për ndryshim ishte një ndër periudhat më të vështira për lojtarin. Kjo është pikërisht një ndër periudhat e tij më të herta. Tashmë, rikthimi I tij në Basel duket se po shijon shumë për lojtarin dhe mund të vendoset i sigurt në këtë rrugëtim që ekipi është duke krijuar.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.