Serbët zbritën në fushe përballë Anglisë ku morrën një humbje turpëruese në Beograd. Anglia arriti të shkatrojë ekipin Serb me një seri prej pesë golash, njëherësh duke mbajtur portën e pastër. Ky rezultat e bën shumë më të qartë pozitën e ekipit të Tuchel në këto kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Edhe pse ekipi ishte duke përjetuar një ndër humbjet më të rënda në kualifkuese, ata shfaqën një tjetër anë të tyre.
Shpesh mbështetësit e skuadrës janë etiketuar si të dhunshëm dhe këtë e kanë dëshmuar me skenat që ata kanë krijuar. Nuk kishte si të mungonte në këtë ndeshje dhe parullat e tyre nxitëse të dhunës dhe të urrejtjes. Korret raciste vazhduan si për herë për të hedhur parrulla si “ Kosova është Serbi”. Pavarësisht se UEFA ka qenë shpesh e prerë në lidhje me këto reagime të tyre nuk kanë mundur që të arrinjë një minimizim të sjelljeve.

Pra nuk mbetet një nga ato incidentet e izoluara duke qenë se përsëritja e saj ka qenë e shpeshtë. Së fundmi dhe Federata Serbe e Futbollit e ka bërë të ditur se ka marrë ndeshkime të përsëritura për shkak të sjelljeve raciste. UEFA ka kujtuar përsëri se sporti është urrë lidhëse e kulturave dhe e popujve. Nxitja e urretjes dhe akteve të dhunshme është pikërisht akt I dënueshëm dhe I cili nuk do të duhet të përsëritet. Skena sportive do të duhet të ngelet jashtë politikës dhe të përcjellë një frymë uniteti mes popuvje të ndryshëm.



