Sezoni sapo ka filluar dhe është duke patur dhe zhvillimet e para. Takimet e para në Champions nuk janë zhvilluar ende dhe shumë prej futbolldashësve janë duke bërë hulumtimin e tyre për ekipin që është pretendent për një fitore. Tashmë, përmes superkompjuterit OPTA mund të kemi një përgjigje sa I përket ekipit që konsiderohet si më I privilegjuar.
Favoritë në përllogaritjen e tij konsiderohet Liverpool si një ndër ekipet më të favorizuar për të pasur kupën në këtë sezon. Me 20.4% konsiderohet si hapi më I duhur në këtë fitore, më pas është Arsenal me 16%. Kampionët në fuqi të sezonit që sapo përfundoi Paris Saint Germain konsiderohen më pak pretendentë për të rimbajtur titullin e tyre. Me 12.1% ata konsiderohen si favoritë në këtë renditje.

Në këtë renditje dyshja klasike ajo e Barcelonës dhe Real Madrid nuk është se shihen si pretendetë të favorshëm për të pasur titullin në këtë sezon. Barcelona vendoset në të njejtat shanse si Manchester City me 8.4% mundësi për të triumfuar këtë vit. Ndërsa poshtë tyre është vendosur Real Madrid me 7% mundësia e tyre për të qenë titullarë në këtë sezon.
Ajo që bën përshtypje është se në këtë listë janë prezentë gjithashtu dhe disa klube të ndryshme italiane. Dhe pse me shanse mjaft të ulta për të qenë kryesues të Champions League. Inter shihet si më I favorizuar, finalisti I sezonit të kaluar venndoset me 3% mundësi për të qenë në krye. Më tej janë Juventus, Napoli dhe atalanta. Superkompjuteri jep një pamje më të qartë sa I përket një parashikimi të mundshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.