FIFA parashikon mbylljen e stadiumit, shkak thirjet raciste

FIFA e gatshme të ushtrojë mbylljen e stadiumit Serb, shkak thirjet raciste

Mediat Serbe janë duke bërë një aludim të mundshëm sa I përket dënimit që do të ndërmarë FIFA në lidhje me incidentin në ndeshjen e fundit. Serbia e cila u mund thellë në shtëpi nga Anglia, nuk e mbylli vetëm atë ndeshje me humbje. Një tjetër akt I përsëritur është ndërmarrë në atë ndeshje sa I përket thirjeve që kanë përsëritur në kor huliganët serbë.

Tashmë, edhe pse kanë qenë të shpeshta vendimet që FIFA ka marrë ndaj sjelljeve që nxitin dhunë mendohet se mund të shkojë më shumë vendimi I tyre. Ajo që aludohet është pikërisht një stadium bosh në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet me Shqipërinë në tetor. Janë pikërisht thirrjet e ndryshme “Kosova është Serbi” që mund ta ndëshkojnë ekipin serb në një tjetër ndeshje pa tifozë.

FIFA e gatshme të ushtrojë mbylljen e stadiumit Serb, shkak thirjet raciste
FIFA e gatshme të ushtrojë mbylljen e stadiumit Serb, shkak thirjet raciste

Një ndeshje e cila solli humbjen e dyanshme të ekipit kombëtar serb. Pasi që dhe sfida e teotirt me Shqipërinë është mjaft e rëndësishme për ta duke synuar një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026. Deri më tani nuk është bërë asgjë e ditur në mënyrë zyrtare, por autoriteti do të shqyrtojë të gjithë tërësinë e veprimit të mbështetësve serbë. Duke qenë se dhe aktet e dhunës nuk munguan në këtë sfidë dhe pse e ushtruan atë ndaj njëri tjetërit. Federata Serbe e Futbollit e ka bërë me dije se kanë qenë të shpeshta ndërhyrjet e saj për normalizim. Ndaj dhe vendimi I UEFAs pritet të jetë radikal për këtë akt të përsëritur nga mbështetësit serbë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.