FIFA, promovon më tej Shqipërinë dhe Kosovën

FIFA, promovon më tej Shqipërinë dhe Kosovën

Shqipëria e cila zhvilloi në këtë grumbulim dy takime arriti të sigurojë dy fitore. Dhe pse minimale dhe dy gola të realizuar nga pika e 11 metërisht shërbyen më tej që ekipi të kishte një promovim të mirë. Ekipo kombëtar I cili kishte nisur një trend rënës nga FIFA, me këto fitore arriti të përmirësojë më tej renditjen e tij.

Kuqezinjtë të cilët kishin ngelur më herët në vendin e 68 kishin kohë pa bërë një përparim. Prej udhëheqjes së tyre nga Edi Reja me një seri rezultatesh aspak positive ata nuk ishin në pozitën më të mirë të tyre. Viti 2022 I cili ishte dhe më I pafavorshmi për ta duke qenë se kishin siguruar vetëm një fitore në ndeshjet e luajtura.

FIFA, promovon më tej Shqipërinë dhe Kosovën
FIFA, promovon më tej Shqipërinë dhe Kosovën

Por, me lojën e fundit të treguar dhe me rezultatet që arritën të siguronin ata ngjallën dhe njëherë shpresën duke marrë një renditje shumë më të favorshme. Ekipi arriti të bëjë një hap më sipër në vendin e 67 duke lënë mbrapa Gjeorgjinë.

Kosova në të njejtën mënyrë si një ekip I rri ka mundur të bëjë një paraqitje fantastike. Skuadra ka mundur të realizojë një paraqitje mjaft dinjitoze. Me një formë mjaft të mirë në këto eleminatore dhe pse me një humbje, ata mundën të siguronin lehtësisht një fitore me Suedinë. Kjo e bën që ekipi të jetë I vendosur në vendin e 91. 24 pozicione poshtë Shqipërisë tregojnë shumë për kombëtaren dardane e cila ka nisur së fundmi rrugëtimin e saj.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.