Lojtari I Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka mundur të nënshkruajë kalimin e tij me klubin e Melburn City FC. Pjesë e futbollit europian për një periudhë të gjatë tashmë ai ka marrë një vendim për një tjetër eksperiencë në karrierën e tij. Rashani, në zgjedhjen e tij ka përfshirë zhvendosjen e tij nga Europa për të zgjedhur Melburn.
Zgjedhja e tij ka qenë një destinacion krejt ndryshe, dhe pse një shtet I cili është duke e promovuar gjithnjë e më shumë futbollin. Kalimi I tij do të jetë në Australi duke u bërë pjesë e një klubi që është mjaftueshëm I njohur në kampionatin atje. Melburn City Fc është klubi që do të hapë derën për sulmuesin anësor.

Qëndrimi I sulmuesit është rregulluar me një kontratë 1 vjecare në këtë ekip. Kalimin e tij ai e ka konsideruar si një hap që mund të ndikojë dhe eksperiencë e re e cila është e vlefshme për të. Edhe pse me eksperienca të ndryshme në europë. Ku ka qenë pjesë e kampionateve më elitare në dhjetë vjet angazhim të tij, zgjedhja ka qenë larg.
Më shumë se 300 janë daljet e tij në kampionatet ku ka luajtur në Norvegji, Francë, Turqi dhe Danimarkë. Megjithë se ka vendosur për t’u zhvendosur, ndër të tjera ai ka vlerësuar dhe frymën e cila ekziston në këtë kampionat. Mes të tjerash një ambjent miqësor që e vendos atë shumë më të sigurt në fushën e lojës.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.