Serbi – Shqipëri pritet të zhvillohet jashtë Beogradit

Serbi – Shqipëri pritet të zhvillohet jashtë Beogradit, ja ku

Federata Serbe e Futbollit është në një periudhë intensive në vendosjen se ku do të jetë e mundur që të zhvillohet takimi, Serbi – Shqipëri. Si fillim deri më tani dihet se në iniciativën e tyre është ndërmarrë që të jetë një ndeshje e cila do të zhvillohet jashtë Beogradit. Leskovec, pritet të jetë vendi pritës I kësaj sfide. Dukshëm, është pasiguria e tyre në pritjen e këtij eventi të rëndësishëm për shkak dhe të tensioneve që ka kjo ndeshje.

Ka qenë sekretari I Federatës I cili ka bërë të ditur se do të jetë një ndeshje e cila nuk ka ende një destinacion të përcaktuar. Ky zhvillim vjen njëherësh dhe pas incidenteve të ndodhura në stadium ndeshjen e tyre të fundit përballë me Anglinë. Huliganët të cilët ishin sërisht prezentë dhe shkaktuan trazira. Madje dhe në këtë sfidë nuk munguan thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës. Ende nuk ka një vendim nga FIFA në lidhje me pozicionimin e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

Serbi – Shqipëri pritet të zhvillohet jashtë Beogradit, ja ku
Serbi – Shqipëri pritet të zhvillohet jashtë Beogradit, ja ku

Sfida e cila pritet të mbahet pas tre javësh është vendimtare për të dy ekipet duke u përcaktuar se cili prej tyre ka më shumë gjasa për një kualifikim. Shqipëria e cila në shtëpi arriti të ndahet në paqe me Serbinë do të bëjë udhëtimin e saj. Një ndeshje e cila përvec se rëndësisë ka një peshë më të rëndësishme përshkak të historisë së këtyre ekipeve. E favorshme mund të jetë për kuqezinjtë një stadium I boshatisur si shkak I dënimit që mund të vijë nga FIFA.

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.