FIFA ka konfirmuar dhe një herë dy humbje në tavolinë. Ndeshje të cilat pritet të zhvilloheshin në këto gjysmëfinale janë mbyllur duke vendosur një rezultat final 3-0. Kualifikimet për Botërorin 2026 janë duke u zhvilluar dhe për shumë skuadra janë dhe takimet e fundit për të njohur nëse do të jenë më tej të kualifikuara në udhëtimin e tyre. Ky Botëror ndryshe nga më herët do të zhvillohet në tre shtete të ndryshme duke sjellë një risi në organizim.
Mesa duket këto eleminatore kanë hasur disa pengesa në zhvillimin e tyre për shtete që janë të vendosura në Azi dhe Afrikë. Pakistani u pezullua për shkak se kishte ndërhyrje qeveritare. Për të njejtat arsye mendohet se erdhi dhe përjashtimi I Kongos nga këto eleminatore. Shqetësuese ishte si zhvillim dhe mungesa e lejes që Eritrea nuk aprovoi për lojtarët e saj. Arsyeja ishte po aq e cuditshme duke qenë se ata dyshonin për një aratisje që mund të ndërmernin lojtarët nëse do të lejohej një ndeshje e tillë.

Rast interesant ishte padyshim dhe ai I Guinea Ekuatoriale, skuadra e cila shihej si më e favorizuar në grupin e saj për një kualifikim. Por, ishte pikërisht aktivizimi I një lojtari I cili nuk ishte autorizuar që e detyroi FIFA-n të ndërmerte një ndëshkim duke hequr fitoren e tyre. Edhe pse erdhën apelime nga skuadrat që ishin dënuar me humbje në tavolinë. FIFA e quajti si legjitime që të mbante më tej pozitën e tyre në të njejtën standart.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.