Futbolli ka krijuar një kornizë sa i përket organzimit dhe vendosjes së ekipeve në fushën e lojës. Rregulla të cilat janë vendosur për një kohë të gjatë dhe kanë krijur futbollin e ditëve të sotme. Por, një tjetër lëvizje mund të ndodhë. Dhe ky është vetëm një propozim interesant i cili është shrtruar prej Thomas Frank.
Trajneri i Tottenham Hotspur e konsideroi se do të ishte një kthesë e rëndësishme në futbollin e luajtur nëse do të vinte një ndryshim i tillë. Ideja për të cilën ai foli ka të bëjë me menaxhim e ndeshjes.
Sugjerimi i tij ka të bëjë me një pauzë të përkohshme në fushën e lojës. Periudhë në të cilën do të ketë mundësi trajneri që të vendosë në zbatim planin e tij të lojës. Komunikim ku do të ketë mundësi që të prezantojë idenë mbi zhvillimin e ndeshjes dhe përmirësimin e nevojshëm.

Kjo ndërhyrje sipas tij do të ishte një mundësi shumë më e mirë që ata të komunikoni qartë me futbollistët e tyre. Propozim i cili në spektrin e trajnerit shihet si një mundësi më e mirë ë zbatimit të planit të tij në fushë. Kjo do i ofronte hapësirën e duhur për të bërë ndërhyrje të nevojshme në fushën e lojës. Një plan i tillë është i ngjashëm me sporte të thers si basketboll apo dhe hendboll. Që i japin mundësi trajnerit të kërkojnë një pushim të përkohshëm.
Frank e ka konsideruar si një pjesë të rëndësishme ku do të jetë e nevojshme për të sjellë ndoshta në të ardhmen një futboll i cili do të jetë shumë më dinamik.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.