Java e tretë e Serisë A solli përballjen mes Milan dhe Bolonjës. Sfidë e cila u zhvillua në shtëpi për kuqezinjtë dhe shënoi një fitore minimale për ta. Milan arriti të sigurojë një tre pikësh të rëndësishëm në këtë fillim sezoni të rri. Pikë të cilët I akordohen një goli të shënuar nga prurja e tyre më e re, Luka Modric. Ishte pikërisht dhe goli I parë që kroati arrin të shënojë me fanellën e Milan.
Sfidë mjaft interesante dhe pse ritmi I lojës ishte mjaft I ulët. Bolonja arriti të shënojë. Por, goli I Nicolo Camiaghi është anuluar për pozitë jashtë loje. Ishte ky rasti I cili më pas pasoi dhe një rritëm ndeshje shumë më të ulët. Rastet për shënim ishin shumë më të pakta dhe loja e cila u krijua në një nivel të drejtë.

Luka Modric arriti të zhbllokojë shirat në këtë ndeshje, kroati arriti të shënojë me një gjuajtje nga afërsia. Alexis Saelmaekers arriti të asistojë në minutën e 61 duke gjetur në mënyrën e duhur Modric dhe të sjellin kështu golin. Gol I cili qëlloi të ishte dhe I vetëm në këtë ndeshje. Por, Milan kishte mundësi mjaft të mirë përmes Ricci që të ndryshojë rezultatin e kësaj ndeshje.
Rasti I humbur I tij nga afërsia bëri që në shtëpi ata të mund të sigurojnë tre pikë me rezultat minimal 1-0. Me gjatë pikë deri më tani Milan renditet në vendin e pestë të Serisë A. ndërsa Bolonja bie në vendin e 13 pas kësaj humbje.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.