Hans Flick me rregulla striktë, Raphina në stol

Hans Flick me rregulla striktë, Raphina në stol

Barcelona e cila zhvilloi ndeshjen e saj të radhës në La Liga përballë Valencias. Ajo që bëri përshtypje në këtë sfidë ishte mos angazhimi I Raphinës. Anësori ka mundur të mbajë një peshë të rëndësishme në ekip, dhe është konsideruar si pjesë e formacionit titullar. Mediat raportojnë se mbritja e tij me vonesë në një prej seancave stërvitore ka sjellë dhe ndëshkimin e tij. Mesa duket Flick, ka zgjedhur t’I qëndrojë strikt rregullave të tij të disiplinës. Edhe pse Braziliani do të duhej në formacion një sjellje e tillë e ka vendosur jashtë.

Flick e ka bërë të qartë se do të duhet të jenë shumë më të ndërgjegjsëm lojtarët sa I përket zbatimit të rregullave. Disiplina sipas tij është një pikë ku do të duhet të ketë një mbarvajtje të rreptë. Sezoni I rri ka sjellë dhe një system të rri veprimi për Flick. Sipas tij të gjithë lojtarët që do të kenë vonesa do të kenë ndëshkime të menjëhershme. Janë fillimisht ndëshkime që do të nisin me gjoba dhe më pas do të variojnë dhe me përjashtim nga loja.

Hans Flick me rregulla striktë, Raphina në stol
Hans Flick me rregulla striktë, Raphina në stol

Filozofia e rregullit është tepër e qartë, respektim I lojës dhe ekipit për të dëshmuar një rezultat të mirë. Më herët ka pasur ndëshkime vetëm financiare por tashmë ka një rregull shumë më të thjeshtë, kush vonohet nuk luan. Disiplina është hallkë e rëdnësishme dhe konsiderohet si thelbësore për të sjellë kështu një lojë shumë më të mirë në vazhdim. Flick në këtë system të rri është duke kërkuar një bashkëpunim mjaft të ngushtë me lojtarët e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.