Barcelona në këtë sezon I cili sapo ka nisur ka mundur të shënojë një rekord historik në La Liga. Përballja e djeshme me Valencian e vendosi ekipin me një rezultat bindës triumfues, ku siguruan fitore 6-0. Kjo fitore nuk ishte thjeshtë një rezultat triumfi, por vendosi dhe një rekord për ekipin e Flick. Për herë të parë në kampionatin spanjoll, dy lojtarë që aktivizohen nga stoli shënojnë nga dy gola në një ndeshje.
Hans Flick I cili e ka përgatitur ndeshjen e parë pas rikthimit të tyre nga pushimiet kombëtare, ka qenë I qartë. Skuadra e cila ishte e qëndrueshme dhe një lojë e cila do të premtonte një intenistet të lartë. Prtotagonistë në ndeshje dhe në vendosjen e këtij rekordi ishin Raphinha dhe Robert Levenadovski. Dyshja e cila pasi arriti të aktivizohej arriti të shënojë dhe të thellojë më tej rezultatin. Shënues ishte po ashtu dhe Fermin Lopez I cili shënoi dy gola por si titullar.

Rekordi I vendosur nga ekipi I Barcelonës, nuk është thjeshtë një rekord për kampionatin. Por, njëherësh dhe një fenomen I cili nuk është se ndodh shpesh në futboll. Ky është rezultat I një ekipi fleksibël dhe ka bërë të mundur tregimin e forcës në fushën e lojës. E gjitha mund të rezultonte ndryshe nëse Flick nuk do të ishte treguar strikt në rregullat e tij të disiplinës. Kjo, pasi përjashtimi I Raphinës nga formacioni titular, pas një vonese në stërvitje e solli atë në formë zvendësimi. Barcelona duket se e ka nisur mjaft mirë këtë sezon, jo vetëm në formën e tyre në fushë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.