Milan, gjatë sezonit të verës arriti të afrojë një prej mesfushorëve më të mirë në europë. Luka Modric I cili shënoi dhe fundin e kapitullit të tij në Los Blancos, zgjodhi përsëri europën. Dje, në sfidën përballë Bolonjës ai solli dhe golin e vetëm të fitores për Milan. Me këtë gol ai arrin të shërbejë të parin në kuqezinjtë. Por, njëherësh ai u shndërua në mesfushorin më të vjetër në histori që shënon një gol në Serinë A.
40 vjec e 5 ditë ai arriti të sjellë një gol mjaft të rëndësishëm për ekipin e tij. Fitore vendimtare e cila vjen prej golit të tij, dhe rikujton dhe një herë superformën e kroatit. Po ashtu ai vendosi dhe një rekord të rri. I cili më herët ishte mbajtur nga Mils Liedholm I cili shënoi ndaj Inter në moshën 38 vjecare. Me këtë gol ai arriti të bëhët dhe lojtari I tretë më I vjetër I cili arrin të shënojë në kampionatin Italian.

Rikonfirmi I statusit të tij vjen përsëri pas këtij shënimi, pasi që ai ka mundur të shënojë në katër nga pesë ligat kryesore të europës. Formë mjaft e mirë e tij që e vendos në emrat më të rëndësishëm në mesfushë. Në daljen e tij pas shënimit të golit, ai në formë komike e përmendi që mosha nuk do të jetë një factor pengues për të. Ky angazhim I tij në Milan mund të jetë dëshmi se do të mund të bëjë më shumë për kuqezinjtë.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.