Portieri i Kombëtares së Kosovës, merr vëmëndjen e mediave

Portieri i Kombëtares së Kosovës, merr vëmëndjen e mediave italiane

Arijanet Muric ka mundur të sigurojë në vazhdim një formë mjaft të mirë. Dalja e tij në elitën e futbollit italian ka mundur të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm për të. Pjesë e Serisë A, me fanellën e Sassuolos ai ka mundur të risjellë lërsëri në fokus formën e tij mjaft të mirë.

Tashmë, janë mediat italiane të cilat janë duke vënë në dukje formën e tij mjaft të mirë. Dhe po shohin daljen e tij si një portier mjaft i sukseshëm në hapat që është duke hedhur. Kjo u dëshmua më tej dhe në sfidën e fundit të Sassuolos kunder Lazio. Ishte padyshim protagonizmi i lojtarit që e vendosi atë në qendër të vëmëndjes. Sfidë në të cilën Sassuolo arriti të mposhtë me një fitore minimale Lazio.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, merr vëmëndjen e mediave italiane
Portieri i Kombëtares së Kosovës, merr vëmëndjen e mediave italiane

Vlerësimi i tij ishte me pikë mjaft të larta, ajo që zuri qendër në këtë dalje të tij, iahte padyshim dhe ndërhyrja spektakolare e tij. Në minutat e fundit të ndeshjes, ndërhyrja e tij ndaj Zaccagni i cili ndodhej vetëm dy metra siguroi fitoren. Ajo që u vu re nga pamjet ishte pikërisht habia e kapitenit të Lazio nga kjo nderhyrje. Nderhyrja e saktë dhe e shpejtë e portierit kosovar e bënë që ai të mos e besonte saktësinë e treguar dhe guximin.

Ndërhyrje e cila i dha Sassuolo një fitore mjaft të rëndësishme. E cila do të shërbejë më tej për ekipin që të rritet moralisht dhe të mund të sigurojë të tjera suksese në këtë sezon të rri. Medait emrin e tij e kanë shndëruar në një kryefjalë dhe e cilësojnë si mjaft potent për të ardhmen.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.