Bledi Shkëmbi vazhdon suksesin nën drejtimin e Strugës

Bledi Shkëmbi vazhdon suksesin nën drejtimin e Strugës

Struga Trim Lum ka mundur të vazhojë mes sukseseve këtë nisje të rri të sezonit. Që prej nisjes së sezonit të rri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mundur të shënojë një hap të rëndësishëm. Shkëmbi duket se është elementi kryesor në këtë sukses ku ka mundur të drejtojë ekipin e tij drejt fitores së pestë radhazi.

Këtë herë përballë Tikveshit ekipi i Strugës arriti të marrë një fitore të rëndësishme 3-0. Bindës në lojën e tyre tashmë ata shihen dhe konsiderohen si një prej ekipeve më konkuruese në këtë sezon të rri. Ekipi është shndëruar mes fitoreve të vazhdueshme, si ekipi i qëndrueshëm në hapat që është duke hedhur.

Bledi Shkëmbi vazhdon suksesin nën drejtimin e Strugës
Bledi Shkëmbi vazhdon suksesin nën drejtimin e Strugës

Në Struga nuk ka merrita vetëm sulmi, për shkak se kanë bërë të mundur triumfin e sfidave. Por, njëherësh janë vendosur me një mbrojtje e cila është konsideruar e pathyeshme në daljet e saj. Me vetëm një gol të pësuar ata kanë dëshmuar murin mbrojtës i cili është bërë i pakalueshëm. Është një tjetër hallkë që e bën ekipin e Bledi Shkëmbit tepër më solid dhe të mundur të vendoset më tej mes sukseseve.

Takimi i fundit evidentoi përsëri Basiru Compaore i cili arriti të shënojë. Me dy gola të shënuar solli në foksu formën e tij mjaft të mirë. Janë pikërisht shtatë gola në pesë ndeshjet e fundit që e vendosin në këtë pjesë lojtarin. Derbi me Shkëndijën pritet të jetë testi i vërtetë për Shkëmbin dhe ekipin e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.