Luis Kampos I cili është drejtori ekzekutiv I PSG, ka theksuar se sipas tij “Topi I Artë” në këtë sezon do të shkojë për Ousman Dembele. Në një intervistë të dhënë për mediat francize ai ka theksuar se përpos tij nuk do të jetë asnjë kandidat I përshtatshëm për këtë titull.
Dembele I cili në këtë sezon ka treguar një formë mjaft të mirë. Me 35 gola të shënuar dhe 16 asiste të shërbyera ka sjellë dhe një herë në fokus se do të jetë pretendent në këtë titull. Dembele e mbylli sezonin si golashënuesi më I mirë në kampionat. Po, ashtu është votuar dhe si lojtari më I mirë në Champions League.
Ndër të tjera në raste se ai nuk e fiton këtë tiutll, sipas Kampos është për shkak se personat që votojnë nuk janë kompetentë. Janë statistikat që sipas tij tregojnë të kundërtën dhe sjellin një formë dhe rezultat mjaft të mirë të lojtarit. I pyetur nëse Jamal do të ishte një pretendet në këtë sezon. Ai ka theksuar se nëse do të mbështetemi në statistika është Dembele ai që prevalon në këtë listë.

Jamal sipas tij është një lojtar me vlera dhe ka të gjithë potencialin që në të ardhmen të shndërohet në një lojtar të madh. Por, sezoni është tepër specific dhe ka një rregull në përzgjedhje, janë pikërisht titujt e fituar. Kështu, Jamal në këtë sezon nuk ka spikatur në fitoren e asnjë prej tyre. Topi I Artë është eventi I cili pritet të mbahet në muajt në vijim, I cilësuar si më I rëndësishmi.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.