Kylian Mbappe është një prej golashënuesve më të mirë në të gjitha kohërat. Forma e tij në Champions League e ka dëshmuar dhe një herë këtë në ndeshjen e fundit. Ishin dy golat e shënuar ndaj Marseille të martën në mbrëmje. Francezi arriti të shënojë dy herë për të sjellë dhe fitoren e ekipit të tij. Kështu lojtari I Real Madrid arrin të vendosë një tjetër rekord të rëndësishëm. Ai është lojtari që ka mundur të shënojë më shumë gola dhe pse nuk ka fituar një titull.
Më herët ky rekord ishte mbajtur nga Ruud van Nistelrooy me 56 të tillë. Tashmë ai renditet në listë I gjashti mes Thomas Muller me 57 gola. Mbappe ka mundur të shënojë kështu me Monaco nëntë gola, 42 të tillë me PSG dhe nëntë të tjerë më Real Madrid. Në këtë mënyrë me ndeshjen e fundit ai është vendosur në listë si lojtari që ka mundur të shënojë më shumë gola. Por, pa pasur një trofe të fituar me ekipin e tij.

Mbappe ka dhënë dhe një deklaratë në lidhje me rekordin e tij duke theksuar se është I gatshëm të vijë gjithmonë në ndihmë të ekipit. Shënimi për të ka ardhur në mënyrë rastësore dhe me qëllim që të vinte më tej në ndihmë të ekipit. Ai me rekordin vendosi dhe një distancë me Ibrahimovic I cili ka një seri prej 48 golash. Greizman I cili ka 42 gola dhe Aguero 41 gola. Kjo e vendos Mbappe si më të mirin në listën e golashënuesve.



